Listës së çifteve të showbizit shqiptar i janë shtuar edhe shumë VIP-a të tjerë, ku dashur padashur së fundmi e kanë pranuar që janë në një lidhje dhe e shprehin se janë plotësisht të dashuruar me foto dhe dedikime për partnerin.Kush janë ata? Me siguri shumë prej tyre as nuk do jua kishte marrë mendja se janë bashkë! E për këtë arsye, AlpeGossip.al ju sjell emra konkrete dhe me detaje konkrete.

Ledri Vula dhe Sara Hoxha një nga çiftet më të reja të showbizit shqiptar, ose të paktën te konifrmuara se fundmi. Sara është njohur me Ledrin në një koncert të tij, aty filluan edhe shkëndijat e para të dashuruisë. Çifti është më i lumtur se kurrë dhe po shijojnë pushimet në bregdetin shqiptar.

A është Sara shtatëzanë?! Për këtë do na duhet të presim edhe pak…
Një çift tjetër i showbizit shqiptar është Oriola Marashi dhe Eros Grezda. Çifti nuk e ka pranuar akoma zyrtarisht që është në një lidhje por komentet dhe fotot në Instagram tregojnë gjithçka.

E sigurt është që të gjithëve i pëlqen ky kombinim perfekt!Adrian Bujupi dhe kërcimtaren gjermane Sabrine. Çifti i ka bërë gjërat zyrtare dhe ata shihen kudo bashkë por edhe në rrjetet sociale ku postojnë vazhdimisht foto sëbashku.

Një tjetër çift është Arian Agushi ose siç njihet GOLD AG e ka kurorëzur dashurinë në martesë. Pak muaj më parë gjërat janë bërë publike dhe këngëtari e pranon dhe ka publikuar foto nga dasma dhe me bashkëshorten e tij.

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj që pas shumë “peripecish” e pranuan edhe lidhjen teksa gjithçka tanime është publike teksa janë edhe në pritje të ëmbël.Çifti shihet kudo bashkë dhe fotot e tyre në rrjetet sociale janë të shumta.