Arturo Vidal është një nga objektivat kryesorë të Antonio Contes për sezonin e ardhshëm.Tekniku e kërkon me patjetër kilianin te Interi, duke qenë se i beson eksperiencës së tij ndërsa ruan një marrëdhënie të shkëlqyer prej kohës së kaluar te Juventusi.

Së fundmi një sinjal të rëndësishëm për transferimin në Itali e ka dhënë vetë Arturo Vidal.“Me Konten kemi një raport të mirë. Ai e di që unë jam fitues dhe që mund të më besoj.Por, ka akoma kohë para se të mbyllet sezoni. Unë duhet të ndihem i rëndësishëm.Nuk mund të mendoj për merkaton sa herë që media shkruan për mua”, u shpreh Vidal.