Doktori i mirënjohur Halim Kosova në një intervistë në emisionin “Kjo javë” në “News 24” nga gazetarja Nisida Tufa u shpreh se situata e koronavirusit nuk ka kaluar ende.
“Të mos mendojmë se ka kaluar situata e korona virusit. Në çdo moment duhet të kemi vigjilencë maksimale. Në mbledhjen e parë që kemi bërë në PD, kam thënë se të shohim se çfarë do bëjë qeveria dhe nëse ata bëjnë 8 pika, ne do të shtojmë atë që mungon e që duhet e le të ndjekim si shkon situata. Po shohim Gjermaninë, që padyshim është lider si e përballoi situata. Në Gjermani, prsh kush hyn në restorant merren të dhënat.
Kjo sepse nëse dikush rezulton pozitiv me koronavirus, atëherë merren kontaktet e afërta. Për gratë shtatzëna, nuk ka të dhëna sesa të rrezikuara janë. Duhet që të shmangen kontaktet e afërta. Maska është e domosdoshme. Defektet në sistemin shëndetësor nuk mund të luftohen nga policia. Po ashtu, edhe nuk luftohet duke përdorur respirator”, tha Kosova.