Shtohen rastet në spitalin infektiv, shkon në 1246 numri i të prekurve nga fillimi i epidemisë
Genta Qirjako Instituti i Shëndetit Publik Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit. Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve. Në 24 orët e fundit janë kryer 193 testime nga të cilat janë konfirmuar 14 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, 1 në Krujë, 1 në Durrës. Rastet e konfirmuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare te rasteve pozitive dhe disa raste të reja në proces hetimi. Pjesa më e madhe e të prekurve në 24 orët e fundit janë simptomatikë, me shenja klinike të Covid19.
Vijon të ketë shtrime të reja dhe rritje te rasteve në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 30 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre jane të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar në 938 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 274 persona aktivë me COVID19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1246 raste. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 2035 testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 7 %. Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin dhe ruajtjen e higjienës vetjake.
Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.
COVID-19 – Statistika (7 Qershor 2020) Testime totale 18290 Testime molekulare 16255 Testime serologjike 2035 Raste pozitive 1246 Raste të shëruara 938 Raste Aktive 274 Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1) Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon: Tiranë 187 Krujë 24 Shkodër 19 Kamëz 14 Durrës 10 Mat 9 Lushnje 6 Tropojë 2 Korçë 1 Librazhd 1 Mallakastër 1