Në Zelandën e Re, duke filluar nga sot janë lejuar puthjet, përqafimet dhe shtrëngimi i duarve. Sidoqoftë, kontrollet kufitare mbeten të rrepta. Në vend kushdo që hyn në pikat kufitare i nënshtrohet një karantine 14-ditore, të detyrueshme. Njoftimi i kryeministres Jacinda Ardern se të gjitha rregullat e tjera të bllokimit do të hiqen duke filluar nga sot, ngjalli gëzimin e shumë njerëzve.
Ajo dje tha se vendi ka ndaluar “transmetimin e fshehur në komunitet” të Covid-19. Ardern tha që Zelanda e Re kishte “kaluar më të keqen” e pandemisë, por duhet të vazhdojë të luftojë virusin. “Ne kemi fituar atë betejë. Por ne duhet të mbetemi vigjilentë nëse duam ta vazhdojmë në këtë mënyrë, “tha ajo.