Kryeministri Rama ka paralajmëruar qytetarët që të zbatojnë masat e sigurisë të vendosura për të ndaluar përhapjen e virusit, distancën fizike dhe mbajtjen e maskave. Qytetarët dhe bizneset që nuk e zbatojnë këto rregulla do të gjobiten. Gjithashtu nga sot do të ndalohen të gjitha grumbullimet, qoftë edhe ato politike.

Dy masat që do të marrë qeveria:-Nuk do te lejojme me ne asnje menyre, asnje lloj grumbullimi, qofte edhe politik! U them te gjitheve vazhdoni punen, liria e levizjes eshte e garantuar, liria e shprehjes s’ka qene kurre e diskutuar, po mbledhjet e me shume se sa numrit te personave te lejuar nga protokollet e sigurise nuk do te lejohen me. Policia e Shtetit duhet te beje detyren pa asnje dallim, kudoqofte ne cdo km katror te Republikes se Shqiperise. Dhe kush merr pjese ne grupime me te medha se sa numrat e lejuar, do te penalizohet.

-Qytetaret do te vijojne te qarkullojne lirisht, pa kufizime e pa autorizime te asnje lloji, por ama do te penalizohen nese kapen ne shkelje te rregullave te distancimit social ne hapesirat e perbashketa publike!