Real Madridi mund të bëjë një goditje të papritur në merkaton. Trajneri Zinedine Zidane ka hedhur sytë drejt Juventusit për të kuptuar situatën e mbrojtësit Matthijs de Ligt. Holandezi nuk ka kaluar një sezon të mirë me bardhezinjtë dhe është gati të ndryshojë ambient.
Trajneri Zinedine Zidane e pëlqen shumë stilin e tij të lojës, qëndrimin në fushën dhe gjithçka tjetër. Ai mendon se është zëvendësuesi i duhur për kapitenin Sergio Ramos që mban 34 vite mbi shpatulla.
Legjenda e Realit nuk ka shumë vite të mbetura në supe, prandaj kanë filluar të qarkullojnë dhe emrat që mund ta zëvendësojnë. De Ligt është një mbrojtës me shumë të ardhme, por Juvja nuk e lëshon tani. Negociatat mund të nisin për vitin e ardhshëm, atëherë kur të sqarohet dhe e ardhmja e Ramosit.