Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka vijuar takimet në bizneset e hoteleri – turizmit që kanë marrë mbështetjen nga “garancia sovrane 1” për të kapërcyer situatën që u krijua nga Covid – 19. Nga Durrësi, Denaj tha përveç pagës së luf tës apo fondeve të garancisë, bizneset do të vijojnë të përkrahen në forma të ndryshme nga qeveria.

Sipërmarrësit e kanë cilësuar ndihmën financiare si një instrument që i ka mbajtur strukturat në këmbë gjatë karantinës. Po ashtu, ministrja Denaj kërkoi nga shqiptarët që të solidarizohen për ta mbështetur këtë sektor që t’ia dalë në këto kushte të vështira.