Sipas MeteoAlb: Dita nis me kthjellime, por duke iu afruar mesditës vranësirat zhvillohen gradualisht duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu, ku më të dukshme do jenë në zonat malore. Mbrëmja largon reshjet nga territori shqiptar.Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 29°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë. Europa Juglindore, Qendrore dhe Lindore paraqiten me vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu. Ndërsa mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare mbizotëron Europën Veriore dhe Rajonin e Mesdheut