Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dha sot datat e mundshme se kur shqiptarët do mund t’i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet bashkiake dhe ato të përgjithshme. Me ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, Balla tha se “zgjedhjet për organet e pushtetit vendor sipas Kushtetutës duhet të jenë në 15 prill- 15 maj të vitit 2023”. Pra sipas Ballës nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme për pushtetin vendor.

“Sa i përket zgjedhjeve në Shkodër, Durrës, Vorë e Rrogozhinë, kjo është kompetencë e presidentit që duhet ta kishte ushtruar këtë kompetencë. Sa i takon zgjedhjeve të përgjithshme sipas ndryshimeve të reja kur sezoni i zgjedhjeve ka ndryshuar, për të mos afektuar turizmin besoj 9 maji 2021 është datë shumë kuptimplotë për zgjedhjet e ardhsnme,

Dita e Evropës dhe dita e fitores mbi fashizmin, kur presidenti të mendojë për datën e ardhshme, ta shqyrtoje edhe këtë e ne si socialistë jemi dakort që data e fitores mbi fashizmin të jetë dita e zgjedhjeve. Pyetje: PD ka nisur zgjedhjen e kandidatëve për deputetë e kryetarë bashkie, do kemi zgjedhje të parakohshme?

Balla: Tani që zoti Basha nuk di se si të mbajë Xhelal Mziun me gajret i thonë nga zona e Xhelalit e synon që ti gënjejë përsëri është cështje e brendshme e PD.