Gigio Donnarumma dhe Milani, një hi stori dashu rie që do të vazhdojë të jetë e tillë, të paktën deri në vitin 2023… Sipas gazetarit ekspert të situatës kuqezi dhe prej më shumë se 20 vitesh pranë zhvillimeve të klubit – Luca Serafini – portieri i talentuar ka zgjedhur me mendjen e tij pa pyetur aspak agjentin Raiola dhe duke pranuar edhe uljen e rrogës për ta ndarë në më shumë vite dhe me bonuse.
Jo vetëm kaq, por gardiani kuqezi që luan te “Djalli” që kur ende nuk kishte mbushur 17 vjeç, ka refezuar Tottenham dhe PSG, për të vazhduar te kuqezinjtë dhe besuar te projekti i ri. U përfol se do të pranonte me shiritin e kapitenit në krah, por edhe këtu Donnarumma ka befasuar të gjithë: “Jo faleminderit, shiriti i përket Romagnolit”.
Milani do të rinisë pikërisht nga Donnarumma, Romagnoli, por edhe Theo Hernandez që ka premtuar dashuri, ashtu si edhe Bennacer. Do të largohet Ibrahimovic, por kjo dihej prej kohësh.