Kryeministri Edi Rama po vijon ditën e dytë të vizitë zyrtare në Kosovë, sikurse është shprehur ai, “për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletërrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi në historinë botërore drejtësisë”. “Mirëmëngjes nga Prishtina ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, tha Rama ndërsa ndau edhe qëndrimin e tij për këtë çështje. Për kryeministrin Rama “drejtësia e proceseve të përsëritura gjyqësore është mungesë drejtësie”.

“Pas 21 vitesh del një tekst ku fryma dis kr etituese e fjalëve asgjëson vetë prezumimin e pafajësisë. Këtu nuk është se hidhet baltë thjesht mbi Hashim Thaçin apo mbi Kadri Veselin, as mbi UÇK-në, por mbi vetë Kosovën dhe krejt shqiptarinë. Serbinë nuk e bom ba rdoi Hashim Thaçi me Kadri Veselin, e bom ba rdoi bota demokratike dhe Serbia nuk ishte vik timë, ishte agr esori dhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e gjithë të tjerët u rebeluan ndaj agresorit në emër të vi kti mave”, u shpreh të enjten në Kuvend, Kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, “nëse në Kosovë odiseja e drejtësisë ndërkombëtare vazhdon prej 21 vjetësh, në Serbi, dhe veçanërisht për kr imet në Kosovë dhe ndaj shqiptarëve të Kosovës, zero”. “Pse duhet të flas për pastërtinë dhe pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kur këtu flitet konkretisht dhe ata pa të cilët sot Kosova do të vazhdonte të kishte mbi kokë kushedi se kë. Përballja e gjatë që vazhdon me drejtësinë do ta bëjë UÇK më të fortë dhe do ta bëjë Kosovën më të mirë”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama po zhvillon takime me liderët politikë në Kosovë pas publikimit të akt aku zës së Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Në ditën e parë të vizitës në Kosovë, Kryeministri Rama zhvilloi dje takime me Presidentin Hashim Thaçi, Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, Kryeministrin, Avdullah Hoti, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, me kryetarin e partisë “Nisma Socialdemokrate”, Fatmir Limaj dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.