Mbrëmjen e djeshme policia rrugore i ka hequr patentën djalit të Sali Berishës. Berisha po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara mbrëmjen djeshme te Tegu, e për pasojë i është hequr patenta. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Shkëlzen Berisha po lëvizte me shpejtësi 128 km/h me një makinë tip Benz S320. Mësohet se ai edhe ka kundërshtuar policinë.

Berishës do t’i duhet të paraqitet në komision ku pritet të merret vendimi për heqjen e patentës nga 1 deri në 3 muaj, si dhe gjobë administrative.