Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka reaguar pas shkarkimit të Vjosa Osmani nga pozicioni i saj si nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës.Teksa e përgëzon Osmanin për qëndrimet si një grua me parime të forta, Hajdari shprehet se ashtu si Vjosa Osmani, ajo ka kaluar në kurriz furinë e baltës dhe mërisë së politikës së burrave të cilët e urrejnë mendimin ndryshe dhe demokracinë.

‪”Ju përgëzoj Vjosa R. Osmani për qëndrimet tuaja dinjitoze si një grua me parime të forta.‪Ju admiroj për kurajon tuaj.Unë, ashtu si ju sot, e kam kaluar në kurriz furinë e baltës dhe mërisë së politikës së burrave të cilët e urrejnë mendimin ndryshe dhe demokracinë.Por ajo që kam mësuar dhe jam e sigurtë ju e dini shumë mirë është se me rëndësi në politikë është vetëm besnikëria ndaj parimeve dhe elektoratit.Qëndro e fortë dhe ju uroj shumë suksese. “– shkruan Hajdari.