Ditën e sotme u zbulua bashkëpunimi bombë i kësaj vere mes Dafina Zeqirit, Ledri Vulës dhe Lumi B.
Pesë vite pas bashkëpunimit të fundit të titulluar “Got your back”, Dafi dhe Ledri (dikur partnerë), tashmë po sjellin një tjetër projekt. Mirëpo, gjejeni pak kush i ka shoqëruar gjatë prapaskenave të xhirimeve! Pikërisht e dashura aktuale e Ledrit, Sara Hoxha. Duket se Sara jo vetëm që nuk e ka problem praninë e ish-it të partnerit, madje është bërë vetë shoqe me Dafinën! Ka qenë kjo e fundit që ka ndarë në InstaStory një foto me Sarën dhe një vajzë tjetër, teksa qëndrojnë të treja të ulura pranë njëra-tjetrës.


“Destiny’s child”- shkruan Dafina krahas fotos, emrin e grupi të famshëm të vajzave, duke lënë të kuptohet se dhe ato tashmë janë bërë një grup shoqesh. Me siguri edhe Sara po i jep “një dorë ndihmë” këngëtarëve për projektin e ri, që do të jetë pjesë e albumit të ri të Dafinës, me titull “Dafinë moj”.
Ende nuk e dimë se ç’titull do të ketë kënga dhe kur do të publikohet, megjithatë po e presim me padurim!