Moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe sot në vendin tonë. Sipas Meteoalb dita sot nis me kthjellime, por në mesditë do të shtohen vranësirat, duke sjellë shira në zonat malore dhe pjesërisht ato të ulta. Ndërsa mbrëmja ri-kthen kushtet e motit të kthjellët në vend.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.