Këngëtarja Elvana Gjata po bën disa kohë që nuk ka sjell projekte të reja në skenë.Duket se ajo është shkëputur për të qendruar për pak kohë në shtetin gjerman, ku ka edhe motrën Migenën.Ditët e fundit, Elvana është rikthyer në Instagram, ku ka postuar disa foto me një look të viteve ’90.Ajo që vihet re është se këngëtarja mban pankarta të ndryshme në duar me të cilat shpreh mbështetje ndaj vajzave.
Në to shkruhet: “Vajzat!”, “Askush nuk mund të ta mbyllë gojën!”, ndërsa përbri fotove Elvana i bashkangjitë frazën “Kur edukojme vajzat, kemi edukuar nje komb”.Në këtë mënyrë këngëtarja i është bashkuar fushatës së ndërgjegjësimit për të drejtat e femrave pas skandalit të abuzimit të minorenes në një shkollë në Babrru.