Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të një grupi deputetësh të Parlamentit Europian, të cilët nënshkruan një letër ku i kërkojnë kancelares gjermane, Angela Merkel që çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën të vendosë në axhendën e Këshillit Europian.

“Mirënjohës për kolegët dhe miqtë e mi në Parlamentin Evropian @ilhankyuchyuk @tfajon @VollathBettina @SCHIEDER @TPicula dhe eurodeputetët e tjerë për iniciativën e tyre që të kërkojnë nga Gjermania (e cila do të marrë udhëheqjen e Këshillit Evropian që nga 1 korriku) për të adresuar dhe aprovuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.”,– thuhet në mesazhin e Ballës.