Peter Piot, një ndër virologët më të njohur në botë flet në revistën “Horizon” për epideminë aktuale të koronavirusit, nisur nga perspektiva shkencore, ajo klinike, por edhe si një pacient. Piot u prek në muajin mars nga CoVid-19 dhe deklaron se edhe pas më shumë se 3 muajsh nuk është normalizuar ende. Në intervistën e tij ai flet për pasojat e virusit që duket se ende nuk po vlerësohen si duhet dhe që janë me të vërtetë shqetësuese.

Vetë Piot kaloi në pneumoni virale për shkak të koronavirusit mbivendosur me një pneumoni bakteriale, ndërkohë që u testua negative në këtë moment. Tipike CoVid-19, thotë ai. Një mësim ky edhe për të gjithë personelin mjekësor që ecin me parimin e sigurisë së testimeve.

“Përvoja më tregoi se CoVid-19 është më shumë sesa thjesht grip apo se 1% e atyre që hyjnë në terapi intensive. Ka shumëçka në mes të këtyre të dyjave”, shprehet ai. Duke sqaruar tipologjinë e sëmundjes, Piot shton se edhe raportimi i institucioneve po injoron aspektin më të rëndësishëm, atë njerëzor.

“Së pari, kjo krizë është për njerëzit. Pjesa më e madhe e komunikimit zyrtar për CoVid-19 flet për sheshimin e kurbës dhe thuajse fare për njerëzit. Së dyti, në terma të njohjes nga brenda, fakt është se ky nuk është lloji i gjësë që varion mes “gripit apo terapisë intensive”. Do të ketë shumë njerëz me probleme kronike”, thotë Piot.