Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton sot 3 mijë pagesat e para grante për Rindërtimin si dhe 200 dosjet e para të shtëpive në zonat rurale. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se 3 mijë pagesat që do të miratohen sot do të jepen duke filluar nga java tjetër. Këto janë grantet e para që jep Bashkia e Tiranës pasi ajo e Shijakut ishte e para.

Gjithashtu Veliaj dha dhe lajmin sipas tij ‘të keq’ që do të shemben 41 pallate në Tiranë, kryesisht në Kombinat dhe Kinostudio pasi nuk janë të sigurta më për jetesën e banorëve.