Zv,kryeministri Erion Braçe ka përgëzuar Rudina Hajdarin për fjalimin në Kuvend pas shkarkimit të nënës së saj, Fatmira Hajdarit nga KPK si gjyqtare e Apelit të Tiranës. Braçe thotë se nuk besonte që Rudina Hajdari do rezistonte pas kësaj, por ai konstaton se sot ajo mposhti llumin burrëror që e lu ftoi personalisht në pikën e dobët të saj, tek nëna. Më tej Braçe shton se vetëm një njeri parimor mund ta bëjë këtë gjë prandaj ky është shansi unik i Shqipërisë për të bërë drejtësi i 100 viteve ku ka hyrë shteti.
STATUSI I ERION BRAÇES: Une nuk jam mik me RUDINA HAJDARIN! Kur me babain e saj te ndjere ndanim Kuvendin ajo ishte e vogel; Kur ai nuk ishte me e une vijova ne Kuvend, ajo ndiqte rrugen e saj te edukimit dhe jetes ne SHBA. Ndajme ideologji te ndryshme, nuk mendojme njesoj, jemi kundershtare per kete! Por sot njoha nje ane te forte te saj; TE QENIT PARIMORE, PERTEJ INTETESIT TE CASTIT, PERSONAL, FAMILJAR! Nuk eshte e thjeshte te mbash nje qendrim te tille; NDAJ NUK E KENI PARE KURRE DERI TANI NE KUVEND!
Nje njeri i forte qe beson ne parime mundet te bej kete! E cmoj Rudinen per kete; Kur per kaq muaj rresht nen sul me personale qe ta shpifnin, nuk besova se do rezistonte, do qendronte, edhe si grua natyrisht. Por ja qe sot deshmoi forcen e saj; Mposhti gjithe llumin burreror qe e luf toi personalisht, ne piken e dobet, nenen! I MUNDI PERSERI! Eshte #DREJTESIA qe te ben te forte; #DREJTESIA frymezon! #DREJTESIAERE E BARABARTE, FUNKSIONALE, EFIKASE, E PAVARUR, E PASTER, ESHTE ME SHUME SE CDO GJE, ESHTE NGJITESE ME BESONI! Prej themelimit te shtetit shqiptar, cdo rregjim beri drejtesine politike e te korruptuar te udheheqesit, kurre drejtesine e barabarte per te gjithe! Tani eshte koha per #DREJTESINEERE! 100 vite shkuan pa te; KY ESHTE SHANSI UNIK I 100 VITEVE KU KEMI HYRE!