Ajo për të cilën janë të një mendimi krerët e BE është që të ketë një fond ndihmash për krizën e Coronës.
Por grindja për detajet do të zhvendoset në korrik. Deri atëherë Angela Merkelit i duhet të kërkojë kompromise. Në tërësi në Bashkimin Europian ekziston pajtimi se nevojitet një fonde ndihme për Covid 19. Asnjë qeveri nuk e mohon se sa i thellë pritet të jetë recesioni i ardhshëm. Të premten u fol në një “atmosferë konstruktive”, siç u shpreh në një video kancelarja Merkel, por ka një sërë pyetjesh ende të hapura. “Urat që na duhet të ndërtojmë tani janë të mëdha,” u shpreh ajo. Gjermania merr në 1 korrik presidencën e radhës në BE dhe me këtë edhe detyrën e rëndësishme të unifikojë interesat që përplasen brenda bllokut, thotë DW.
Shumë vende ngritën pyetjen pyetën, se mbi cilën bazë të dhënash do të shpërndahen ndihmat për shtetet më të prekura. Edhe kjo nuk është e sigurtë, tha Merkel, nëse të dhënat e tregut të punës për vitet 2015-2019 janë baza e duhur. Duhen përfshirë edhe dëmet e drejtpërdrejta ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi, megjithëse ato për momentin nuk mund të verifikohen aq lehtë. Irlanda është një nga vendet që kërkon të marrë shumë ndihma. Sipas kreut të qeverisë irlandeze, Leo Varadkar ky vend është dëmtuar rëndë. Kancelari austriak nga ana e tij, Sebastian Kurz theksoi, se “ka një ujdi të mirë europiane”, veçanërisht me Holandën, Suedinë, Danimarkën. Me këtë ai theksoi edhe njëherë vendosmërinë e „katër kursimtarëve” për të dalë kundër pjesës tjetër në BE. Qeveritë e këtyre vendeve nuk duan grante për koronën, por vetëm kredi.