75 raste të reja me COVID-19 ka regjistruar Kosova në 24 orët e fundit duke e çuar totalin mbi 2 mijë. Vatra kryesore e COVID-19 në Kosovë tashmë është kryeqyteti Prishtina e cila sot ka 36 raste ndjekur nga Vushtrria me 9 dhe Mitrovica me 7.

Ndërkohë të shëruar janë 38 pacientë teksa numri i të shërurave po ashtu i ka kaluar 1 mijë. Por edhe rastet aktive me COVID-19 në Kosovë janë 1 mijë e 20.