Ditën e djeshme, prestigjiozja “Forbes” publikoi një studim të detajuar mbi rrezikshmërinë e Covid-19 në 200 vende të botës. Studimi, i hartuar nga grupi “Deep Knowledge Group” pozicionon Shqipërinë në vendin e 88 në botë.Studimi merr në konsideratë 6 faktorë kyç, si efektshmëria e karantinës, efiuçenca e qeverisë në manaxhimin e krizës, gatishmëria e sistemit shëndetësor, monitorimi dhe zbulueshmëria, aspekti rajonal dhe gatishmëria për përballimin e emergjencave. Në total, janë 130 parametra, që analizohen dhe kategorizohen në secilin prej këtyre grupeve. Ajo që bie në sy është fakti që ndërsa të dhënat ekonomike penalizojnë Shqipërinë, në kategoritë që lidhen striktërisht me epideminë vendi ynë ka një vleresim veçanërisht të lartë.
Konkretisht, Shqipëria vlerësohet lart përsa i përket efikasitetit të karantinës (97 pikë) dhe efiçencës së qeverisë në manaxhimin e rrezikut (102 pikë).
http://analytics.dkv.global/covid-regional-assessment-200-regions/methodology.pdf Është shumë domethënëse që në këto dy tregues, Shqipëria vlerësohet më mirë se edhe vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që fituan 96 pikë për efikasitetin e karantinës dhe 100 pikë për efiçencën e qeverisjes.
Vende të tjera të rëndësishme që Shqipëria lë pas në njërin apo të dy këto tregues janë: Rusia, Suedia, Brazili, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Argjentina, etj. Përsa i përket treguesit të gatishmërisë së sistemit shëndetësor për t’u përballur me epideminë, Shqipëria lë përsëri pas shumë vende të mëdha, si Turqia, Spanja, Meksika, India, Rumania, e përsëri prapë më mirë se Rusia dhe SHBA-të.
Megjithatë, renditja e Shqipërisë penalizohet në treguesit e tjerë që lidhen me nivelin e zhvillimit ekonomik, që me kalimin e fazës së parë të karantinës kanë marrë përparësi në këtë renditje.Vetë raporti shpjegon, tekstualisht: “Fillimisht, vendet që ditën t’i përgjigjeshin me shpejtësi krizës dhe kishin një nivel të lartë të përgatitjes për emergjencat civile u renditën më lart. Tanimë, janë vendet me ekonomitë më të forta ato që vlerësohen më mirë”. Kjo është arsyeja përse pas kalimit të fazës së parë të Covid-19, Shqipëria ka një pozicionim më të ulët. Faktorizimi i këtij aspekti bën që Shqipëria të humbë pikë kur krahasohet me vendet më të zhvilluara të botës. Në këtë pikëpamje, nuk është habi që dy vendet e vlerësuara si me rrezikshmërinë më të ulët në botë janë Zvicra dhe Gjermania, dy ekonomi të fuqishme.
Në fund, ka edhe një tjetër lajm të mirë për Shqipërinë. Sipas raportit, vendi ynë ndodhet në zonën më pak të rrezikuar të botës. Për momentin, zonat me më të ekspozuara nga Covidi janë Amerika e Jugut dhe Afrika Sub-Sahariane. https://www.dkv.global/covid-safety-assesment-200-regions