Forcat ajrore amerikane kanë kryer misione të rëndësishme stërvitore javën e shkuar në qiejtë e Shqipërisë.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Kay Bailey Hutchison, ka theksuar se, “javën e kaluar, krahu i 352-të i Operacioneve Speciale të Forcave Ajrore të SHBA ka kryer misione të rëndësishme stërvitore në qiellin e aleates së NATO-s, Shqipërisë”.

“Forcat tona ushtarake stërviten krah për krah me Aleatët tanë në mënyrë që të mprehin ndërveprueshmërinë dhe të mbeten gjithmonë të gatshëm për të parandaluar dhe mbrojtur”, ka theksuar Hutchinson.