Frika nga rikthimi i një vale të dyë të koronavirusit ka alarmuar botën kështu që shumë vende janë detyruar që t’i kthehen përsëri izolimit. Disa vende të cilat kishin lehtësuar masat kufizuese për parandalimin e koronavirusit janë kthyer përsëri një hap mbrapa, kjo pasi në këto vende janë shtuar infeksionet me Covid-19.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 11 shtete kanë rikthyer pothuajse të gjitha kufizimet, për ta parandaluar një valë të dytë vde kjeprurëse. Vendet që janë detyruar t’i rikthejnë karantinat, janë Japonia, Kina, Korea e Jugut, Libani, Gjermania, Irani, Arabia Saudite, El Salvadori, Iraku, Sri Lanka dhe Pakistani.

Ndërkohë drejtori për Europën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge i ka paralajmëruar shtetet evropiane që të përgatiten për një valë të dytë vdekjeprurëse të infektimeve, duke thënë se tani është “koha për përgatitje,e jo për t’u qetësuar se kemi fituar një luf të”.

Japonia ishte shteti i parë që u përball me një valë të dytë, pas heqjes së kufizimeve nga mesi i marsit. Prej 12 prillit, shteti shpalli për së dyti gjendjen e emergjencës, duke vendosur për mbylljen e shkollave, ndaljen e tubimeve të mëdha dhe rekomandimin e njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.