Kjo fundjavë duket se e ka ndryshuar situatën në Vlorë. Temperaturat e larta, pas shumë kohësh kanë sjellë një fluks të shtuar të pushuesve. Pavarësisht situatës së krijuar prej numrit në rritje të të infektuarve në vend, disa prej tyre thonë se nuk ndihen të rrezikuar.“Masat zbatohen secili i di ato detyrat e veta, distancimi zbatohet dhe këtu nuk besoj që ka ndonjë rrezik. Kushtet për pandeminë përgjithësisht zbatohen mbasi të zotët e plazhit e dezinfektojnë dhe mundohemi të ruajmë distancën”.
Por ka edhe pushues që e kanë zgjedhur bregdetin pavarësisht se thonë se masat nuk respektohen.“Nuk respektohet. Dhe ne nuk e kemi atë kulturë të rrimë të distancuar, pothuajse nuk mbahet fare” – thotë një pushues.Ndonëse vendi iu rikthye normalitetit me lehtësimin e masave, autoritetet vijojnë të bëjnë thirrje për respektimin e rregullave për parandalimin e përhapjes së Covid 19, për të evituar një valë më të lartë infektimesh.