Nga Mentor Kikia
Ismet Drishti me Armir Shkurtin e morën në telefon Musa Ulqinin dhe i thanë: Jemi mjekë nga ISHP-ja, dhe me urdhër të Taulant Ballës do të bëjnë tesin e koronës të gjithë deputetët e PS. Dhe Musai, pa e zgjatur, tha “mirë”. Pastaj këta çunat, të veshur me përparëse e kapele të bardhë, si mjekë, i thanë “fute këtë gjënë në gojë”. Dhe Muasai e futi, se kështu ka parë në televizor. Pastaj ata i thanë: O ta futëm, ishte lëpirëse… Hahahaha ça gallate. Dhe Musai, pasi i thanë se kjo ishte për qeshur, ishte kamerara e fshetë, në vend që ti shante, qeshi e u tha: Puna e mbarë çuna.
Në fakt Musain, edhe po ta marrësh në telefon e ti thuash, a ma blen një bukë o Musa e ma sill në shtëpi së kam vrarë këmbën, ai ta blen e s’të merr as lekët, edhe pasi ti thoje: Hahahaha ishte kamera e fshehtë. Jo se është i pasur, por sepse Musai është shumë i sinqertë dhe i ndershëm. Ndaj dhe nuk ishte e vështirë fare të “peshkohej”. Nëse i thanë se kemi urdhër që deputetët të bëjnë testin, ai s’ka patur asnjë arsye të mendojë ë se kjo është gënjeshtër. Sepsë ai vetë nuk gënjen asnjëherë. Unë e kam mik Musain, por jo aq shumë sa të më dhimbset pse në rrjet po bëjnë gallatë me lëpirëse.
Mua më shqetëson një tjetër gjë tjetër më shumë.
Sa të gatshëm jemi ne të qesëndisemi me një njeri, ndershmëria të cilit shkon deri në naivitet. Mediat online vërshuan të japin lajmin e të postojnë videon se si ia futën Musait. Të bësh testin, do të thotë të jesh i përgjegjshëm. Të respektosh mjekun, do të thotë të jesh i përgjegjshëm. Nëse Ismeti do të kishte telefonuar ndonjë nga cubat në parlamet, e ai ti thoshte “shko more pirdhu”, atëherë do të thonim: Heeeee ta dhj..u ë? S’ja fute dot atij, nuk është si Musai ai.
Kamera e fshehtë është humor, por ku ka për protagonistë politikanë është diçka më shumë. Dhe unë do të doja të bënim një herë gallatë e të shqyheshim së qeshuri me ndonjë nga ata politikanë, deputetë e ministra, që meritojnë të shqyhen të gjallë për çfarë i kanë bërë këtij vendi e këtij populli.