E ardhmja e Elseid Hysaj dukej e destinuar, shihej gjithnjë e më larg Napolit, në një kohë kur me Ancelottin në stol kishte humbur rolin e tij si titullar dhe jo vetëm. Prej kohësh menaxheri i Hysaj por dhe vetë kapiteni kuqezi kishin shprehur publikisht dëshirën e tyre për të ndryshuar ambient por ja që gjerat kanë ndryshuar shumë me Gattuson në stol. Hysaj u rikthyer sërish si titullar dhe si protagonist me ish trajnerin e Milan që e vlerëson shumë.