Thuhet rëndom se çdo njeri ka së paku 7 sozi nëpër botë dhe deri më sot gjetja e tyre duket e pamundur.
Mirëpo, kur vjen puna te personazhet publike kjo çështje lehtësohet disi. Mbrëmjen e sotme, moderatorja e njohur Dojna Mema na ka prezantuar me sozinë e saj, version mashkull.

Dojna ka shpërndarë në Insta Story një foto ku shihet ajo dhe një foto e këngëtarit të njohur italian Albano Carrisi. Të dy shihen të buzëqeshur, me kapele dhe syze, teksa Dojna shkruan me nota humori:

“Gjeni ndryshimin”