Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri garantoi opozitën jashtë parlamentare se mazhoranca do të mbështesë kandidaturat për anëtarë të KQZ të propozuara prej saj.
“E rëndësishme është që opozita do të jetë e garantuar që kandidaturat që plotësojnë kriteret nëse mbështeten prej saj do të garantohen nëpërmjet votës së mazhorancës. Kjo do të jetë dispozitë tranzitore. Do ta mbyllim sapo të gjejmë kompromisin”, tha Gjiknuri.