Në ndeshjen e tretë të ligës elitare të futbollit në Turqi pas rinisjes së sezonit, Fenerbahce arriti një fitore 3:2 kundër Yeni Malatyaspor, duke bërë kështu që ta vazhdojnë ëndrrën për kualifikim në Europë.Fenerbahce dominoi lojën dhe ky dominim iu shpërblye në minutën e 70-të nga një gol i shënuar nga Vedat Muriqi, i cili e shënoi golin e 17-të të këtij sezoni në të gjitha garat me ekipin turk.