Klaus Gjasua ditën e djeshme është futur në librin e rekordeve të Bundesligës. Në ndeshjen e Paderborn, të humbur 5-1 ndaj Verder Bremen mesfushori 30-vjeçar u ndëshkua në minutëne 32 me kartonin e 17 të verdhë për këtë sezon në Bundelsiga, duke u bërë kështu lojtari me më shumë të verdhë brenda një sezoni në historinë e elitës së futbollit gjerman.

Në edicionin e tij të parë në karrierë në këtë ligë, mesfushori ka mundur të ndëshkohet plot 17 herë me karton të verdhë, duke thyer rekordin e vendosur nga polaku Tomas Hajto (16 kartonë të verdhë) në sezonin 1998-99 kur luante me skuadrën e Duisburgut.

Ish-qendërmbrojtësi, i cili në karrierën e tij ka provuar të luajë me një sërë klubesh, mes tyre edhe Shalke apo Sauthempton, është intervistuar nga mediet gjermane, ku është pyetur rreth thyerjes së rekordit negativ të vendosur më parë nga ai.

Hajto e merr me shaka këtë pjesë dhe “këshillon” Gjasulën të arrijë 20 kartonë në tre ndeshjet e ardhshme, në mënyrë që të bëhet i pakapshëm. “Janë edhe tre ndeshje. Plotëso shifrën e 20 kartonëve dhe atëherë askush nuk mund ta kapë rekordin tënd”, i drejtohet Hajto mesfushorit të Paderborn.