Guvernatori i Lombardisë Attilio Fontana ka deklaruar se ka urdhëruar që detyrimi për të mbajtur maskë shtyhet deri më 30 qershor.“Një vendim i vështirë por i mbështetur nga provat shkencore” – shkruan Fontana në Facebook.Detyrimi i maskës përfshin daljen në rrugë dhe mbajtjen e tyre në të gjitha vendet publike dhe nga të gjithë.Fontana citon një studim të koordinuar nga fituesi I Çmimit Nobel Kimi Mario J. Molina nga Universiteti i Kalifornisë.
“Kjo është një tjetër sakrificë që duhet të bëjmë poe ne nuk mund ta ulim vigjilencën tonë dhe nuk duhet ti dorëzohemi këtij virusi të mallkuar, i padukshëm dhe i gatshëm të na godasë gjithmonë”- shkruan ndër të tjera guvernatori i rajonit të Lombardisë në Itali.Urdhri i nënshkruar shtrin detyrimin deri në fund të muajit, por ka të ngjarë që në çdo rast të vazhdojë edhe më pas.‘Receta Lombarde’ përfshin mbajtjen e maskave kudo dhe jo vetëm në transportin publik ose në vendet pa distancim shoqëror.