Erling Haaland është zbulimi më i bukur i këtij sezoni në futbollin europian. Sulmuesi norvegjez i dha sërish fitoren skuadrës së tij Dortmund kundër Dusseldorf me një gol në minutën e 94′.
Ai realizoi golin e tij të 11 në Bundesliga dhe të 42 sezonal. I riu është i kënaqur me instiktet e tij, ndërsa vlerëson dhe skuadrën. “Jam i duruar, gjithmonë pres rastin tim. Isha i lumtur në momentin që u futa në fushë, më pas shënova golin e fitores. Janë tre pikë shumë të rëndësishme. Është bukur që jemi kthyer të fitojmë pas humbjes me Bayernin.
“Dusseldorf nuk luajti keq taktikisht, por skuadrat e mira ia dalin të fitojnë edhe në ditë të këqija. Po përpiqemi të vazhdojmë me fitore, duam të fitojmë të gjithë ndeshjet që kanë mbetur, më pas të shohim çfarë do të ndodhë“, – tha 19-vjeçari pas ndeshjes.