Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të gjykatës e cila shpalli fajtore ish deputeten e PD Jorida Tabaku.

Ai shkruan në Twitter se ish-ligjvënësja vijon të shpifë pa prova.

Shefi i qeverisë shprehet se Partia Demokratike është një shoqatë shpifësish që nuk ka kurrë prova për ato që thotë, por u shmanget gjyqeve.

Ndër të tjera Rama shkruan:

“Shpif e gënjen njësoj si shokët, besnikërisht ndaj prioritetit nr.1 të programit të PD: Shpif shpif se diçka mbetet.

Ju informoj se një varg gjyqesh vazhdojnë në adresë të asaj shoqate shpifësish,që në gjykatë s’kanë kurrë prova po veç kërkesa për shtyrje!

Bashkëngjitur vendimi”, nënvizon Rama.