Pas humbjes së pestë radhazi në kampionat dhe vendit të tretë nga fundi, trajneri i Partizanit, sipas asaj që ka mësuar Telesport, është duke reflektuar këto momente edhe për mundësinë për t’u dorëhequr, edhe pse u mor pikërisht për të hapur një cikël. Trajneri ka mbledhur ekipin dhe ndodhet në dhomat e zhveshjes.
Skuadra e kuqe duket pa kokë dhe këmbë, teksa ky sezon është dukur i dështuar në çdo aspekt, duke përjashtuar vetëm investimet te stadium i ri i kampionëve.Sormani u rikthye për të ringritur moralin dhe për t’i dhënë ekipit atë shkëndijë që i mungonte, por gjërat u përkeqësuan.