Rama tha se Haga prej 21 vitesh tashme merret me drejtuesit e lartë të UÇK ku në h etimet me vite i shpall disa herë të pafajshëm dhe më pas ngre sërish aktak uza. Kjo tha Rama të ngre një pyet nëse kjo lidhet me një drejtësi ndërkombëtare të drejtë apo një keq përdorim të bashkëpunimit të Kosovës me ndërkombëtarët.

“E njëjta gjë me Ramush Haradinaj apo Fatmir Limaj, e shpallin të pafajshëm në Hagë dhe fillojnë he timet kur kthehet në shtëpi. Tani nuk ka ngelur asgjë tjetër në këtë botë pa halle dhe k ngelur që të merremi dhe të rrimë vetëm të hetojnë për kr imet që kanë bërë kosovarët, sa herë që shpallen të pafajshëm. Qindra ushtarë të nivele të larta të UCK janë në fashikujt e drejtësisë ndërkombëtare për 21 vjet. Është kjo sagë tani në emër të drejtësisë përmes një vullneti ndërkombëtar unikal në botë për dhënë një drejtësi të drejtë apo një keqpërdorim i padrejtë i një gatishmërie të palë Kosovare për të bashkëpunuar me ndërkombëtarët dhe për të zbardhur deri në fund çdo ak uzë dhe çdo dyshim? Kush është nga këto të dyja?”tha Rama.