Ekonomia shqiptare është e përqëndruar kryesisht në aktivitetin tregtar, dukuri e cila vihet re edhe në ndërmarrjet e regjistruara gjatë vitit 2019. Ndërmarrjet tregtare zënë 23% të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2019.
Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) mbi regjistrin e ndërmarrjeve gjatë vitit 2019, aktiviteti ekonomik tregtar mbizotëron ndaj aktiviteteve të tjera, me 30.6%. Referuar INSTAT, kjo dukuri është e njëjtë si në nivel qarku, ashtu edhe në nivel bashkie. Gjatë 2019-s rezultuan 44 324 ndërmarrje tregtare, nga 162 242 që ishin gjithsej. Ndërmarrje që raportuan 1-4 të punësuar ishin 39 971, ndërsa 1 658 ndërmarrje raportuan 10-50 të punësuar. Gjatë vitit që lamë pas, 197 ndërmarrje që ushtrojnë aktivitet tregtar raportuan mbi 50 të punësuar.