Fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” do të rinisin brenda 10 ditësh pasi gjithçka ishte bllokuar nga pándemia e kòronavirusit.
Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Arban Abrashi tha për Radion Evropa e Lirë se ka zhvilluar takime me të gjitha institucionet, përfshirë këtu Autoritetin e Aviacionit Civil, Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kompanitë ajrore dhe Ministrinë e Shëndetësisë, për rikthimin sa më të shpejtë të fluturimeve.
“Po bëjmë përpjekje që brenda dhjetë ditësh të bëhet rifillimi i plotë i fluturimeve ndërkombëtare, duke respektuar plotësisht udhëzimet për masat e sigurisë për parandalimin e Còvid-19 [sèmundjes që e shkakton koronavirusi], të lëshuara nga Agjencioni Evropian i Sigurisë së Aviacionit (EASA) dhe udhëzimet tjera nga Ministria e Shëndetësisë”, tha Abrashi.
Deri tani, në Kosovë janë regjistruar 1236 raste me koronavirus, nga të cilët 31 pacientë kanë ndër ruar jetë dhe 912 të tjerë janë shëruar.