Rrezet e diellit mund ta vr asin koronavirusin brenda 30 minutave. Ky është përfundimi i një studimi amerikan, që vjen në prag të ngritjes së temperaturave në Evropë. Virologët kanë zbuluar se rrezet e fuqishme ultravjollcë mund të shkatë rrojnë për gjysmë ore 90% të Covid-19 që është nxjerrë nga kollitja apo tështima.
Periudha e efektivitetit të rrezeve të diellit ndaj virusit zgjatet edhe më shumë në mars. Sipas studimit, virusi shkatërrohet pas 3 orëve në këtë muaj. Studimi, i kryer nga Dr. Jose-Luis Sagripanti, një ish-virolog i ushtrisë amerikane, dhe Dr. David Lytle, një ish-virolog i qeverisë së SHBA, është publikuar në revistën “Photochemistry and Photobiology”.