Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot kryesisht të kthjellët. Gjatë pasdites vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje në zonat malore.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 10ºC në 22ºC, në zonat e ulëta nga 16ºC në 28ºC dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 29ºC. Era do të fryejë në drejtim Perëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët, por nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 09ºC deri në 22ºC dhe në zonat e ulëta nga 14ºC në 26ºC.