Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka përfunduar në spitial, duke bërë ndërhyrje në zemër dhe ka vendosur dje 2 stenda në zemër.Kryepeshkopata njofton se ndërhyrja është realizuar me sukses dhe se për 2 ditë Anastas kthehet në detyrë.
Njoftimi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë: NJË PERIPECI E VOGËL ME SHËNDETIN E KRYEPISKOPIT ANASTAS Pasditen e së premtes, dt. 26 qershor 2020, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij, Anastasi, u shtrua në një spital privat në Tiranë, për shkak të shqetësimeve kardiake.
Pas ekzaminimeve, u konstatua stenozë e arteries së zemrës dhe brenda ditës u realizua me shumë sukses ndërhyrja angioplastike, me vendosjen e dy stentave. Lavdi Zotit, sot, ditën e shtunë, shëndeti i tij paraqitet veçanërisht i kënaqshëm.Mjekët e informuan se brenda dy ditësh do të jetë në gjendje të kthehet në Kryepiskopatë.Kryepiskopata e Hirshme e Tiranës dhe Durrësit,27 qershor 2020.