A do të qëndrojë Paul Pogba te Manchester United? Ende askush nuk di asgjë, as vetë futbollisti, pasi merkato e kësaj vere do të jetë e veçantë (post pandemike)…

Real Madrid dhe Zinedine Zidane në një anë, Juventusi që tenton ta kthejë në Torino nga tjetra, por edhe dëshira e pronarëve të “Djajve” për ta pasur në skuadër edhe sezonet e tjera.Vështirë të gjesh se çfarë do të ndodhë, edhe pse Adnan Januzaj, që është rritur me Pogba te United te moshat, në gazetën belge “Het Nieuësblad” ka zbuluar diçka..

“Mendoj se Paul nuk do të largohet nga Manchester United. Jemi shumë të lidhur bashkë, njihemi që kur ishim fëmijë tek Akademia e United.Edhe familjet tona janë gjithashtu miq mes tyre dhe qëndrojmë në kontakte. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë, mendoj se ai do të qëndrojë tek United”, deklaron Adnan Januzaj.

Januzaj u transferua në La Liga në vitin 2017 dhe prej atëherë mban veshur fanelën e Real Sociedad.