Pas një video të publikuar nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endi Hasa ku tregonte arritjet sipas tij të kryedemokratit Lulzim Basha ka reaguar edhe ish-kryetarja e Kuvendit dhe drejtuesja e lartë e PD-së, Jozefina Topalli. Nëpërmjet një postimi në facebook Topalli e ka krahasuar Bashëm me Enver Hoxhën duke e quajtur dështak dhe manipulator gjithashtu duke i përmendur edhe tramin, një premtim qesharak i Lulzim Bashës në kohën kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës.

Nga Jozefina Topalli Nje deshtak, manipulator si Enver Hoxha! Keshtu manipulonte Enver Hoxha historine, per te manipuluar mendjet e njerezve. Fshinte dhe çensuronte cdo fytyre dhe emer personaliteti nga fotoja dhe historia, per te thene se historia jam Une. ( Fotot me poshte jane ne ballkonin e Bashkise Shkoder. E.Hoxha heq pjesëmarrësit, duke filluar nga Gjergj Fishta). Ne 2020 , me video ne fcb kunati ne emer te Partise qe rrezoi Partine e Enver Hoxhes ben te njejten gje. Shiko videon me poshte!

Shqipëria sot qeveriset nga një dështak që po na mban peng integrimin në bashkimin Europian.Por ka patur një kohë kur…

Gepostet von Endri Hasa am Dienstag, 23. Juni 2020

Ky paska bere Naton, liberalizimin e vizave, ky paska sjell Bushin ne Shqiperi… Ky ka bere Tap-in; Ky marreveshtjen e stabilizim Asocimit, ky do kete themelu edhe Partine Demokratike; edhe ne 97’ ky do e kete ringritur nga hiri… Kryeministri i kohes paska qene ne gjume gjithe kohen, kurse te tjeret paskemi qene ne planet tjeter.. Ky i ka bere te gjitha sic beri dhe tramin. Ne fakt, me sa me kujtohet , kry nje apo dy vitesh ketij i nderronin ministrite se ishte si mine me sahat prej skandaleve qe krijonte. Lexo.al/