Një ndër bukuroshet më të komentuara të ekranit shqiptar, Kejvina Kthella, feston sot ditëlindjen. Sapo ka hyrë mesnata, në llogarinë e saj në Instagram kanë vërshuar komentet dhe mesazhet e urimit, të cilat modelja i ka ripostuar në profil. Nuk kanë munguar edhe urimet e personazheve të njohur VIP, të cilët kanë publikuar foto me Kejvinën dhe i kanë dedikuar fjalë të bukura.

Për të gjithë kuriozët, modelja ka lindur më 2 qershor të vitit 1995 dhe sot feston 25-vjetorin e lindjes. Kejvina bëhet shpesh pjesë e mediave rozë dhe duket se lajmet e fundit për të e kanë bezdisur deri në atë pikë, sa vendosi të bënte një deklaratë të fortë për të vënë pikat mbi “i” dhe për të mos lejuar askënd të shkelë dinjitetin e saj.