DASHI Gjatë kësaj dite, do jeni në vendin e duhur në momentin e duhur. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë tej mase e mirë dhe harmonike. Nuk do keni asnjë lloj problemi me partnerin, përkundrazi do i zgjidhni edhe disa hatërmbetje të vjetra. Ju beqarët më në fund do keni një takim vendimtar me një person mjaft tërheqës dhe interesant në të njëjtën kohë. Në punë do keni më shumë mundësi ta tregoni veten dhe keni për të marrë lavdërime pafund. Tashmë do ndiheni më të sigurt për të ardhmen. Në planin financiar duhet ta kontrolloni veten sepse në të kundërt mund t’iu dalin goxha probleme.
PESHORJA Sot do keni aftësinë të përshtateni me gjithçka dhe do dini si t’i përdorni si duhet aftësitë që keni. Çështjet e zemrës për ju të dashuruarit do ecin më së miri nëse i përkushtoheni atij që keni në krah dhe bëni të pamundurën për t’ia plotësuar dëshirat. Ju beqarët do realizoni takime të veçanta, por nuk do hidhni asnjë lloj hapi. Në fakt më e mira është të njiheni mjaftueshme me ta para se të vendosin çfarë do bëni. Për punën do jetë një ditë e paqëndrueshme, megjithatë me ndihmën e disa kolegëve të vjetër gjithçka do zgjidhet shpejt. Mos u alarmoni për asgjë. Në planin financiar do jeni tej mase të logjikshëm dhe nuk do ju dalin aspak probleme.