Nisur nga ngjarja e fundit me të miturën që u përdhunua nga roja i shkollës, zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko njofton qytetarët për aplikacionin që i jep mundësinë çdokujt të denoncojë me eficiencë çdo rast abuzimi.
Njoftimi i plotë:Në reagim të menjëhershëm të ngjarjeve të fundit dhe për t’i dhënë mundësinë çdokujt të denoncojë me eficiencë, po përfundojmë upgrade të Komisariatit Dixhital duke shtuar rubrikat e denoncimit të Dhunës në Familje dhe ndaj të miturve dhe gjithashtu Krimin Mjedisor!Aplikacionit i shtohen push notifications ku të gjithë përdoruesit marrin informacion në kohë reale mbi ngjarje me impakt publik si fatkeqësitë natyrore, informacion për bllokim aksesh rrugore, paralajmërime për kujdes, etj.
Gjithashtu, tani aplikacioni ka sistem feedback ku qytetari merr nje push notification mbi statusin e denoncimit dhe e ndjek në vazhdimësi, deri në përfundim!Plus po shtohet opsioni i chat me efektivin e policisë që merr denoncimin, në rast se denoncuesi kêrkon sqarim të mëtejshëm të ngjarjes, duke e bërë kështu një sistem dinamik dhe jo të verbêr.Së fundmi, aplikacioni ka opsionin e denoncimit anonim, duke i dhënë mundësinë kujtdo që të sinjalizojë policinë, ndryshe i quajtur “tips system”.E vetmja mënyrë për të luftuar krimin është ekspozimi i tij, denoncimi pa asnjë rezerve dhe frikë!POR, nëse për çdo arsye shihni mosveprim nga policia, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në nr falas 0800 90 90 është aty për të mos e lejuar këtë! MosHesht