Ministri i Brendshëm ka dekoruar me “Medaljen e Nderit” dy përfaqësues të Ambasadës së SHBA-ve, zonjën Janet Meyer, Shefe e Zyrës Rajonale të Sigurimit dhe zotin Antonio Zamudio, Agjent Special i Shërbimit Diplomatik të Sigurisë, Zyra e Hetimeve K rim nale Jashtë SHBA-ve, pranë Ambasadës amerikane në Tiranë. Këto medalje jepen për kontributin e tyre në mbështetje të agjencive ligjzbatuese shqiptare, veçanërisht Policisë së Shtetit, në luf tën ku ndër kri mit të organizuar, traf iqeve dhe te rrori zmit e fenomeneve të tjera kr im inale. Në ceremoninë e zhvilluar në Murin e Yjeve, në Ministrinë e Brendshme, mori pjesë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ambasadorja Yuri Kim dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit dhe përfaqësues të ambasadës amerikane në Shqipëri.
“Kontributi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës është tashmë i njohur dhe nuk është e tepërt asnjëherë për ta përsëritur, për të thënë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati tradicional i shqiptarëve. Ata që kanë ndihmuar në lindjen, në krijimin, konsolidimin dhe më në fund të demokratizimin e shtetit shqiptar. Do të mbeten edhe në të ardhmen e përherë, për arsye të interesave të mëdha strategjike të përbashkëta, krahu ynë mbështetësi ynë më i madh, por edhe orientimi edhe inspirimi ynë më i madh për një Shqipëri më të mirë dhe demokratike”, u shpreh ministri Lleshaj. Ai shtoi se Ministria e Brendshme, Policia, organet e tjera ligjzbatuese janë të angazhuara në një sfidë të madhe për të përmirësuar parametrat e sigurisë, për të lu ft uar kr imin dhe k orrupsionin dhe përshpejtuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Ministri e vlerësoi lart kontributin e 2 oficerëve amerikane. “Ju na keni shoqëruar në një segment të kësaj rruge, keni shoqëruar kolegët tuaj të Policisë së Shtetit, keni kontribuar që Policia e Shtetit të performojë më mirë si edhe keni dhënë një model të duhur për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit shqiptar. Shumë operacione që janë zhvilluar së bashku me ju na kanë treguar se cila është mënyra, rruga, cili është standardi për ta luftuar k r imin dhe për të ndërtuar një polici moderne euroatlantike”, theksoi Lleshaj.
Ambasadorja Kim tha se Shtetet e Bashkuara janë shumë krenare për aleancën që kanë lidhur me shtetin Shqiptarë. “Dëshiroj të veçoj Policinë e Shtetit shqiptar për mbështetje të vazhdueshme të prioriteteve të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, veçanërisht për punë e tyre me Zyrën Rajonale të Sigurisë, për të mbajtur Ambasadën tonë të pa rr ezikuar dhe të sigurt. Puna juaj është thelbësore, vlerësohet shumë, pavarësisht se mund të jetë e padukshme në shumë mënyra”, nenvizoi Kim.. Ajo nxiti Policinë në përpjekjet për të lu ftuar kr im in e organizuar dhe për të forcuar sundimin e ligjit.
“Pavarësisht ngarkesës së shtuar kohët e fundit për shkak të pandemisë së koronës, ju keni vazhduar të shkoni përpara me hetimet penale dhe policinë. Ndërsa ndihmoni në përpjekjet tona ligjzbatuese shpresojmë që bashkëpunimi i ngushtë mes zyrtarëve ligjzbatues të SHBA, me zyrtarët tuaj, të nxjerrë në pah trajnimin dhe teknikat tuaja hetimore. Operacionet tona të përbashkëta kanë prodhuar një sukses të jashtëzakonshëm”, u shpreh ambasadorja amerikane.. Ajo veçoi ndihmen e Policise se Shtetit në kthime të shumta të personave të arr atisur nga drejtësia, si edhe he time të tjera të SHBA që përfshijnë shqiptarë. “Le t’i sigurojmë procedim të suksesshëm penal të këtyre rasteve, në mënyrë që kr im inelët të përballen me drejtësinë”, apeloi Kim.