Në një javë Kosova ka regjistruar rreth 700 raste të reja infeksioni nga koronavirusi, gjë e cila ka bërë që numri i përgjthshëm i të prekurve të rritet në 2169. Kryeqyteti Prishtinë ka numrin më të lartë të rasteve të reja. Sipas Ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj, rritja e rasteve të reja ka ardhur pas lirimit të masave.
Sipas infektologëve, këto dy javë gjendja është rënduar shumë, dhe jo vetëm si pasojë e heqjes së masave të izolimit por edhe sepse rreth 1000 të testuarit pozitiv me simptoma të lehta dhe të moderuara që ndodhen në kushte shtëpie, nuk respektojnë karantinën.
Rritja e rasteve të reja ka rritur edhe fluksin e pacienteve në spitalin infektiv, i cili pothuajse i ka ezauruar kapacitetet Sipas specialistëve , kjo situatë po kërcënon shëndetin publik në vend pasi koronavirusi është përhapur në të gjitha institucionet dhe bizneset
Infektologët i kanë bërë thirrje qeverisë të shtojë kapacitetet vëzhguese për zbatimin e masave mbrojtëse, siç është detyrimi për të mbajtur maskë në vendet publike, si edhe për mbikqyrjen e personave të prekur nga Covid dhe kontaktet e ngushta të tyre. Sipas të dhënave të fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars dhe deri më tani, janë regjistruar 2,169 raste me Covid-19. Prej tyre, 37 pacientë kanë vd ekur.